Lidhje

Taivani anulon manovrat ushtarake - 2002-08-07


Ushtria taivaneze njoftoi se i anuloi manovrat e planifikuara ushtarake për shkak të shtimit të tensioneve me Kinën.

Një zëdhënës tha se manovrat me nëndetëse të planifikuara për më 15 gusht u anuluan për të shmangur spekullimet dhe ndonjë keqkuptim. Zëdhënësi nuk dha hollësi të tjera.

Tensionet midis Pekinit dhe Taipeit u shtuan pas komenteve të presidentit të taivanez Chen Shui Bian i cili iu referua të shtunën Kinës dhe Taivanit si dy shtete të veçanta dhe bëri thirrje për një referendum për të përcaktuar të ardhmen e ishullit.

Komentet u priten me reagime të ashpra në Pekin, i cili e sheh Taivanin si një provincë të pabindur. Të martën zoti Chen u përpoq t’i zbuste komentet e tij duke thënë se ajo që nënkuptonte ai ishte se si Taiwani edhe Kina janë vende sovrane dhe të barabarta.

XS
SM
MD
LG