Lidhje

Presidenti kolumbian i shpëton sulmit - 2002-08-08


Autoritetet në Kolombi thonë se të paktën 14 vetë u vranë dhe dhjetra u plagosën në sulme me bomba dhe mortaja që dyshohet se u kryen nga rebelët dje në Bogota gjatë ceremonisë së përurimit të Presidentit Alvaro Uribe.

Tre shpërthime ndodhën vetëm pak larg ndërtesës së parlamentit, ku po zhvillohej ceremonia. Pjesa më e madhe e vdekjeve ndodhi në një lagje me baraka pranë ndërtesës. Shpërthimet pranë pallatit presidencial plagosën të paktën një policë.

Zoti Uribe arriti një fitore të thellë në maj, duke u zotuar të marrë masa të forta ndaj rebelëve të majtë të Kolombisë dhe forcave paraushtarake të krahut të djathtë, që janë renditur nga Shtetet e Bashkuara në listën e grupeve terroriste.

XS
SM
MD
LG