Lidhje

Shroder kundër luftës ndaj Irakut - 2002-08-09


Kancelari gjerman Gerhard Shroder tha se sulmi kundër Irakut mund të shkatërrojë koalicionin ndërkombëtar kundër terrorizmit. Zoti Shroder paralajmëroi të mos ndërmerren veprime të tilla në një artikull të botuar në të përditshmen Bild. Po dje, ministri i jashtëm gjerman Joshka Fisher vuri në pikëpyetje nëse udhëheqësit amerikanë i kuptojnë rreziqet që shoqërohen me ndryshimin me forcë të regjimit në Irak. Në një intervistë me një gazetë tjetër, zoti Fisher tha se trazirat që pasojnë ndryshimin e regjimit mund t’i detyrojnë Shtetet e Bashkuara të ruajnë praninë e tyre në Lindjen e Mesme për dekada me radhë. Shtetet e Bashkuara thonë se Iraku është përpjekur të sigurojë armë të shkatërrimit në masë. Presidenti Bush e bëri të qartë se dëshiron ndryshimin e qeverisë në Irak, por shtoi se ende nuk është marrë ndonjë vendim për të përdorur ose jo forcën për rrëzimin e udhëheqësit irakian Sadam Husein nga pushteti.

XS
SM
MD
LG