Lidhje

WorldCom nxjerr gabime të tjera në librat e shpenzimeve - 2002-08-09


Gjidandi amerikan i falimentuar i telekomunikacionit Worldcom pohoi se ka përfshirë në fitime një shumë tjetër të paqenë prej 3 presje 3 miliardë dollarësh.

Kompania deklaroi mbrëmë se kishte zbuluar fitime jo-realiste gjatë kontrollit të brendshëm financiar nga viti 1999 deri në vitin 2000. Me këtë njoftim shuma e përgjithshme e fitimeve të paqëna, të raportuara nga kjo kompani, arrin në mbi 7 miliardë dollarë.

Worldcomi paraqiti dokumentat për falimentim muajin e kaluar. Qeveria ka ngritur akt-padi ndaj dy ish drejtuesve të Worldcomit për fshehjen e afro 4 miliardë dollarëve në shpenzime si dhe pasi kanë gënjyer përfaqësuesit e agjencive kontrollore dhe investuesit në përpjekje për të shmangur falimentimin.

XS
SM
MD
LG