Lidhje

SHBA: Regjimi i Sadam Huseinit të zëvëndësohet me një qeveri demokratike - 2002-08-09


Një anëtar i shquar i opozitës irakiane tha se zyrtarë të lartë amerikanë e kanë bërë të qartë se ata duan të shikojnë zëvëndësimin e regjimit të Sadam Huseinit me një qeveri demokratike. Sharif Ali bin al-Husein tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të mbështesnin zëvëndësimin e një diktatori me një tjetër.

Zoti al-Huseini është njëri prej 6 udhëheqësve të opozitës irakiane, që ndodhen në Washington për bisedime rreth së ardhmes së vendit të tyre pas përmbysjes nga pushteti të presidentit Husein.

Ndërkohë, një anëtar i parlamentit britanik, i cili u takua me Sadam Huseinin, tha se udhëheqësi irakian premtoi se do të zbatonte të gjitha rezolutat e Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë edhe atë që lejon kthimin në Irak të inspektorëve të Kombeve të Bashkuara për armët.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme britanike nuk e përfilli ofertën e njoftuar irakiane, duke thënë se Britania është e bashkuar me Shtetet e Bashkuara në vendosmërinë e saj për të përballuar kërcënimin e armëve të shkatërrimit në masë.

XS
SM
MD
LG