Lidhje

Takimi GeorgeTenet - Abdel Razak - 2002-08-11


Një palestinez vrau një kolon izraelit në Bregun Perëndimor, pak orë pas bisedimeve që drejtori i CIA-s, George Tenet, zhvilloi me një anëtar të rëndësishëm të kabinetit palestinez për përmirësimin e gjendjes së sigurisë në Bregun Perëndimor.

Forcat izraelite të sigurimit thonë se ekstremisti palestinez hyri në një vendbanim hebraik dhe vrau një grua para se të vritej vetë. Të paktën një kolon tjetër u plagos gjetë shkëmbimit me armë zjarri.

Dhuna pasoi takimin e zotit Tenet me ministrin e brendshëm palestinez, Abdel Razak Yehiyeh, në selinë e CIA-së në Virginia. Burime të afërta me delegacionin palestinez thonë se diskutimet u prëqendruan në mënyrat për riorganizimin e forcave palestineze të sigurimit në mënyrë që ato të jenë në gjendje të ndalojnë sulmet kundër izraelitëve.

Vendimi për përmirësimin e gjendjes së sigurimit mund të jetë zhvillim kyç përsa i përket tërheqjes izraelite nga Bregu Perëndimor, gjë që kërkohet nga palestinezët si hap i parë drejt transformimit të territorit në një shtet.

Ndërkaq, ushtarët izraelitë vranë një burr në Nablus, pasi ai nuk iu bind urdhërit për të ndaluar. Ushtria izraelite kërkoi ndjesë dhe ka filluar hetimet rreth vrasjes.

Në Rripin e Gazës, forcat izraelite vranë një anëtar të grupit ekstremist Hamas, i cili po përpiqej të hynte në territorin izraelit. Zyrtarë izraelitë thonë se granadat që palestinezi kishte me vete, shpërthyen kur ai u qëllia nga ushtarët.

XS
SM
MD
LG