Lidhje

Një anëtar i grupit grek 17 Nëntori, pranon fajësinë - 2002-08-12


Një grek që dyshohet si anëtar i grupit terrorist 17 Nëntori, pranoi fajësinë për vrasjen e një atasheu ushtarak britanik.

Televizioni shtetëror grek dhe avokati i të dyshuarit thonë se Savas Xiros i tha dje prokurorit se kishte shtënë katër herë me pushkë kundër atasheut Stephen Saunders, ndërkohë që ai po udhëtonte me makinë në drejtim të ambasadës britanike në Athinë, në qershor të vitit dy mijë.

40 vjeçari Xiros ishte i dyshuari i parë si anëtar i grupit 17 Nëntori që u ndalua në qershor të këtij viti, pasi një bombë që ai kishte me vete, shpërtheu para kohe, duke shkatuar plgosjen e tij.

Arrestimi i tij çoi në bastisjet nga ana e njësive speciale policore kundër terrorizmit dhe në arrestimin e më shumë se 15 anëtarëve të tjerë të një grupi që u kishte shpëtuar ndjekjeve të policisë për më shumë se 20 vjet.

Autoritetet thonë se grupi 17 Nëntori mban përgjegjësinë për vrasjen e 23 vetave që nga vitit 1975, përfshirë diplomatë e zyrtarë grekë dhe të huaj.

Greqia është nën trysninë në rritje ndërkombëtare që të luftojë terrorizmin, ndërkohë që ajo përgatitet të organizojë lojrat Olimpike Verore të vitit 2 mijë e 4.

Grupi 17 Nëntori e ka marrë emrin nga data e një revolte vdekjeprurëse studentore në vitin 1973 që u shtyp nga qeveria ushtarake greke. Grupi thotë se ka vënë në shënjestër amerikanë për pasojë të mbështetjes së Washingtonit për juntën ushtarake që sundoi vendin në fund të viteve 60 dhe në fillim të viteve 70.

XS
SM
MD
LG