Lidhje

Reja Bojëkafe Aziatike - 2002-08-12


Në një studim të ri të OKB-së thuhet se një re me trashësi tre kilometra, që qendron pezull mbi Azinë Jugore, mund të jetë shkaku i vdekjeve të parakohshme, thatësirës dhe përmbytjeve të mëdha në rajon. Studimi vë në dukje se veç ndotjeve të gazta që lëshojnë fabrikat dhe makinat, ndotjet që krijojnë stufat që djegin dru dhe pleh kafshësh, zjarret e gatimit, shpyllëzimet dhe djegie të tjera me teknologji të ulët, kanë shkaktuar dukurinë e njohur si Reja Bojëkafe Aziatike.

Shkencëtarët thonë se kjo re ka ndryshuar ekuilibrin meteorologjik, kështu që shirat dhe përmbytjet janë shtuar në disa vende dhe pakësuar në disa të tjera. Studimi rekomandon që qeveritë lokale të kalojnë në përdorimin e karburanteve që kur digjen lëshojnë më pak papastërti dhe të burimeve alternative energjitike, me qëllim që të ulin nivelet e ndotjes.

XS
SM
MD
LG