Lidhje

Dy Koretë përfundojnë raundin e parë të bisedimeve - 2002-08-12


Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut përfunduan raundin e parë të bisedimeve të reja në nivel qeveritar. Diskutimet synojnë rigjallërimin e procesit të paqes të bllokuar që nga viti i kaluar.

Bisedimet e sotme në Seul, zgjatën rreth një orë dhe pritet të rifillojnë nesër. Një zëdhënës i palës koreano-jugore thotë se anëtarët e saj të koalicionit propozuan që së shpejti të fillonin bisedimet në fushën ushtarake, ekonomike dhe për Kryqin e Kuq. Ata bënë gjithashtu thirrje për diskutime mbi hapjen e një rruge tokësore për turistët për në zonën turistike të malit Kumgang në Korenë e Veriut. Deri tani atje shkohet vetëm me anije.

Kryetari i delegacionit të Koresë së Veriut tha se pret që takimi tri ditësh të sjellë rezultate pozitive.

XS
SM
MD
LG