Lidhje

Kalendari Historik 13 gusht - 2002-08-13


Më 13 gusht të vitit 1870, eksploruesi John Wesley Powell qëndroi në një vend fushimi në breg të lumit Kolorado, në Canyon-in e Madh. Nën dritën e zjarrit, Powel shkroi përshtypjet e tij të ditës së parë të eksporimit të Kanionit, një fenomen gjeologjik të cilin deri atëherë nuk e kishte parë asnjeri tjetër i racës së bardhë. "Ne jemi 1 presje 2 kilometra në thellësi të Tokës dhe në këtë pikë lumi i madh ngushtohet e zvoglohet së tepërmi. Akoma nuk e dimë se çfarë largësie duhet të udhëtojmë; po eksplorojmë një lumë krejtësisht të panjohur. Nuk e dimë nëse do të ketë ujëvara, nuk dimë se çfarë shkëmbinjsh e rrethojnë atë, nuk e dimë se ç’struktura shkembore ngrihen mbi lumë.” John Wesley Powell dhe ekipi i tij prej 10 vetësh e përshkuan me varkë lumin Kolorado dhe degët e tij në Perëndim, për tri muaj rraskapitës. Udhëtimi i tij epik prej 1 mijë e 500 kilometrash përgjatë lumit Kolorado dhe degëve të tij, ishte eksplorimi i fundit i rëndësishëm ne territoret ende të panjohura të Amerikës.

Më 13 gusht të vitit 1818, lindi Lucy Stone, një nga mbrojtëset dhe veprimtaret më të mëdha të të drejtave të grave të shekullit 19-të. Lucy Stone ndoqi studimet universitare, megjithë kundërshtimin e fuqishëm të babait të saj, i cili mendonte se gratë nuk duhet të kenë arsim të lartë. Pasi përfundoi studimet, Lucy Stone filloi të mbajë leksione për të drejtat e grave dhe u bë mjaft e njohur. Në vitin 1855 ajo u martua me mjekun Henry Blackwell, por vazhdoi të mbajë mbiemrin e saj edhe pas martesës. Lucy Stone u bë më pas redaktore e ”Gazetës së grave”, që për shumë vite me radhë ishte organi zyrtar i Shoqatës Kombëtare të Grave Amerikane. Ajo luajti një rol aktiv në përpjekjet për t’u dhënë grave të drejtën e votës dhe të drejta politike deri sa vdiq, në tetor të vitit 1893.

XS
SM
MD
LG