Lidhje

Miloseviçi përkrah kandidaturën e Sesejlit - 2002-08-13


Ish-presidenti jugosllav, Sllobodan Millosheviç deklaroi përkrahjen e tij për një kandidat ultranacionalist në zgjedhjet presidenciale të 29 shtatorit, në Serbi.

Me anë të një letre dërguar nga qelia e burgut në Hagë, zoti Millosheviç u kërkoi përkrahësve të tij të votojnë për udhëheqësin e Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sesejl. Zoti Millosheviç është në gjyq në gjykatën e Hagës për rolin e tij në konfliktet e Kosovës, Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Qëndrimi i zotit Millosheviç në mbështetje të kandidatit Sesejl, vjen disa ditë pasi komisioni zgjedhor i Serbisë vendosi që ai vetë nuk mund të hyjë në garën presidenciale, sepse i ka kaluar dy mandate si president serb. Kushtetuta jugosllave nuk e lejon presidentin të kërkojë një mandat të tretë.

Megjithëse i burgosur, zoti Millosheviç është ende kryetari i Partisë Socialiste. Zyrtarë të partisë kanë thënë se do ta sfidojnë vendimin e komisionit.

XS
SM
MD
LG