Lidhje

Karzai në Iran - 2002-08-13


Presidenti iranian, Muhamed Khatami, tha se Teherani nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të Afganistanit dhe nuk do të lejojë që terroristë talebanë apo të al-Kaidës të strehehohen në Iran.

Presidenti Khatamni e bëri këtë koment sot në Kabul gjatë një konference të përbashkët shtypi pas bisedimeve me homologun e tij afghan, Hamid Karzai.

Mirëpo, në të njëjtën kohë, zoti Khatami akuzoi Washingtonin se që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, po mban një qendrim të ashpër në politikën e tij të jashtme.

Presidenti Karzai tha se Afganistani është mirënjohës ndaj Amerikës për ndihmën në luftën kundër terrorizmit dhe ndaj Iranit që u hapi dyert refugjatëve afganë.

XS
SM
MD
LG