Lidhje

Përmbytje në Evropë - 2002-08-13


Autoritetet në Pragë kanë dhënë urdhër për evakuimin e 50 mijë banorëve ndërkohë që disa nga përmbytjet më të mëdha në dekada po kërcënojnë kryqytetin çek. Shirat e dendur që kanë vazhduar për ditë të tëra, kanë detyruar lumin Vllatava që vërshon përmes qytetit, të dalë nga shtrati.

Dhe metereologët parashikojnë që shirat do të vazhdojnë. Gjendja e jashtëzakonëshme është shpallur në disa zona të Republikës Çeke.

Shirat e dendur kanë gaditur edhe Gjermaninë e Austrinë, ku qyteti i Salburgut është shpallur zonë e goditur nga katastrofa. Gjatë shtatë ditëve të fundit, shirat e dendur në Evropë kanë shkaktuar disa prej përmbytjeve më të rënda në dekada, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 70 vetave.

XS
SM
MD
LG