Lidhje

Sistem i ri regjistrimi për shtetasit e huaj që vizitojnë SHBA - 2002-08-13


Departamenti amerikan i Drejtësisë ka caktuar 11 shtatorin, ditën e përvjetorit të parë të sulmeve terroriste të vitit të kaluar, si datën për të filluar zbatimin e sistemit të ri të gjurmimit të shtetasve të huajve që vinë për vizitë në Shtetet e Bashkuara.

Programi do të fillojë me një periudhë eksperimentale 20 ditëshe në disa porte, para se të vihet plotësisht në përdorim në të gjitha pikëkalimet kufitare.

Programi përfshin marrjen e shenjave të gishtrinjëve të vizitorëve nga Irani, Iraku, Libia, Sudani dhe Siria, pesë vende që Shtetet e Bashkuara i kanë cilësuar si përkrahëse shtetërore të terrorizmit.

Më pas, shenjat e gishtrinjëve do të krahasohen me të dhënat rreth kriminelëve dhe terroristëve.

Avokatët e amerikanëve myslimanë dhe amerikanëve me prejardhje arabe thonë se rregullat e reja mbështeten në paragjykime.

XS
SM
MD
LG