Lidhje

Lidhje ndërmjet depresionit dhe alcaimerit - 2002-08-13


Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar një lidhje ndërmjet depresionit dhe sëmundjes së alcaimerit, që godet aftësitë mendore të njeriut siç është rasti i ish-presidentit amerikan Ronald Reagan dhe miliona të tjerëve. Në numrin e fundit të revistës “Neurologjia” shkencëtarët njoftojnë se të moshuarit që vuajnë nga depresioni i theksuar kanë më të ngjarë të preken nga sëmundja e alzaimerit.

Më shumë se 650 priftërinj, murgesha dhe murgj mbi moshën 65 vjeçare morën pjesë në një studim shtatë vjeçar të quajtur Studimi mbi Urdhërin Fetar .

Projekti përfshinte vlerësime vjetore të gjendjes neurologjike si dhe analiza të kujtesës dhe aftësisë mendore, pasi dobësimi i memories afat-shkurtër është një ndër simptomat e para të Alcaimerit.

Në fillim të studimit, rreth gjysma e pjesëmarrësve nuk kishin simptoma depresioni. Pjesa tjetër kishin shfaqur nga një deri në tetë simptoma.

Në fund të studimit, sipas Robert Wilsonit të Qendrës Rush Alcaimer në Çikago, 108 nga të 650 pjesëmarrësit kishin shfaqur sëmundjen e Alcaimerit:

“Pati një rritje prej rreth 20 për qind të rrezikut për t’u prekur nga sëmundja e alcaimerit, për çdo simptomë që ishte vërejtur në fillim të studimit. Prandaj arritëm në përfundimin se simptomat e depresionit në personat e moshuar duket se kanë lidhje me rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së Alcaimerit,” thotë studiuesi Wilson.

Zoti Wilson, specialist në vlerësimin e funksionimit të memories në moshë të thyer, thotë se është e vështirë të zbulohet shkaku i lidhjes që duket se ekziston ndërmjet depresionit dhe alcaimerit:

“Ka rëndësi të kuptohet se, në trurin e personave të moshuar, pas vdekjes, zbulohen gjurmë të sëmudjes së alcaimerit, megjithëse jo të gjithë ata kanë shfaqur simptoma të sëmundjes kur ishin gjallë. Pra ka mundësi se përmes ndonjë mekanizmi fiziologjik apo psikologjik, apo të dyja bashkë, simptomat e depresionit janë një tregues i nivelit të rezistencës që i bën individi simptomave të sëmundjes së alcaimerit,” thotë zoti Wilson. Studimi mbi sëmundjen e alcaimerit dhe depresionit u botua në numrin e gushtit të revistës “Neurologjia,” organ i Akademisë Amerikane të Neurologjisë.

XS
SM
MD
LG