Lidhje

BE paralajmëron vendet kandidate - 2002-08-13


Bashkimi Evropian u bëri thirrje vendeve kandidate për anëtarësim që të mos nënshkruajnë marrëveshje të veçanta me Shtetet e Bashkuara për t’u garantuar shtetasve amerikanë imunitet nga Gjykata e re Ndërkombëtare për Krime.

Një zëdhënës në Bruksel u bëri thirrje vendeve kandidate që të presin derisa BE të caktojë politikën e tij lidhur me këtë çështje.

Analistët e shikojnë deklaratën e djeshme si një përgjigje ndaj marrëveshjes që Rumania, e cila shprson të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, nënshkroi me Shtetet e Bashkuara.

Mirëpo, një zëdhënës i Bashkimit Evropian në Washington tha se nënshkrimi i marrëveshjes nga ana e Rumanisë nuk do të ketë asnjë ndikim ndaj përpjekjeve të saj për anëtarësim.

15 vendet e tanishme anëtare të Bashkimit Evropian po shqyrtojnë çështjen e imunitetit dhe pritet që nga fillimi i shtatorit të diskutojnë në Bruksel rreth arritjes së një qendrimi të përbashkët.

XS
SM
MD
LG