Lidhje

Konferencë për ekonominë amerikane - 2002-08-13


Drejtuesit e gati 700 prej kompanive më të mëdha të Shteteve të Bashkuara ndeshen sot me një afat për tu betuar rreth saktësisë së deklaratave financiare të korporatave të tyre.

Urdhëri i ri nga Komisioni amerikan për Sigurimet dhe Shkëmbimin u dha pas një valë skandalesh të korporatave lidhur me kontabilitetin, që çuan në falimentimet më të mëdha në historinë amerikane dhe humbjen e mijëra vendeve të punës.

Drejtuesit e lartë të kompanive me të ardhura vjetore prej të paktën 1 presje 2 miliardë dollarë duhet të bëjnë një betim me shkrim lidhur me raportet 3 mujore.

Presidenti Bush ka premtuar dënime të gjata burgimi dhe gjoba të rënda për drejtuesit e korporatave, që gjehen fajtorë për mashtrime. Ndërkohë, presidenti parashikoi dje se ekonomia amerikane do të rimëkëmbet, megjithë ulje-ngritjet e tregut të aksioneve dhe rënien e besimit të konsumatorëve tek sektori i biznesit.

Presidenti Bush tha se ekonomia amerikane po përjeton kohë të vështira. Por në forumin ekonomik në Universitetin Baylor, presidenti u përqëndrua në anët pozitive. “Ekonomia jonë është më e fuqishme se sa vështirësitë me të cilat ajo ndeshet,” tha presidenti

Por investitorët në Wall Street nuk mund të gjenin dje optimizmin e duhur. Ndërsa presidenti po i jepte fund forumit të tij ekonomik, përfaqësues të bankës qëndrore të Amerikës po njoftonin lidhur me interesat financiare. Siç pritej ata nuk i ndryshuan interesat afat-shkurtër. Por ata lanë të kuptohej se mund të ulin interesat në të ardhmen në se ekonomia do të ketë nevojë për një nxitje. Referenca e tyre për një dobësim të mundshëm të ekonomisë bëri që çmimet e aksioneve të binin ndjeshëm. Tregu i aksioneve në New York u mbyll dje me një zbritje prej gati 2 presje 4 përqind.

XS
SM
MD
LG