Lidhje

Depresioni dhe Alcajmeri - 2002-08-14


Studimet e fundit neurologjike tregojnë se depresioni mund të jetë një nga shenjat e para të sëmundjes së alcajmerit. Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar një lidhje ndërmjet depresionit dhe sëmundjes së alcaimerit, që godet aftësitë mendore të njeriut veçanërisht të të moshuarve.

Rasti më i fundit është ai i aktorit Charlston Heston. Po ashtu ish-presidenti Ronald Reagan vuan nga alcajmeri. Thuhet se Winston Churchill vuajti nga alcajmeri në vitet e fundit të jetës së tij, po ashtu boksieri Sugar Ray Robinson, aktorja Rita Hayworth, kompozitori Aron Copland që të gjithë në moshë të vonë.

Sipas një studimi, depresioni në çfardo moshe mund të jetë shenja e parë e afrimit të sëmundjes së alcajmerit. Studimi u përqëndrua në gjendjen neurologjike dhe në analiza të kujtesës, pasi dobësimi i kujtesës është një ndër simptomat e para të Alcaimerit.

Në fillim të studimit, rreth gjysma e pjesëmarrësve nuk kishin shenja depresioni. Pjesa tjetër kishin shfaqur nga një deri në tetë simptoma. Në fund të studimit, 108 nga të 650 pjesëmarrësit të moshës rreth 65 vjeç kishin shfaqur sëmundjen e Alcaimerit. Nga kjo mjekët arritën në përfundimin se simptomat e depresionit në personat e moshuar duket se kanë lidhje me rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së alcaimerit.

Shkencëtarët thonë se në trurin e disa personave të moshuar, pas vdekjes, kanë zbuluar gjurmë të sëmudjes së alcaimerit, megjithëse jo të gjithë ata kishin shfaqur simptoma të sëmundjes kur ishin gjallë.

Pra ka mundësi se përmes ndonjë mekanizmi fiziologjik apo psikologjik, apo të dyja bashkë, simptomat e depresionit janë një tregues i nivelit qëndresës që organizmi i sëmundjes së alcaimerit.

XS
SM
MD
LG