Lidhje

Kalendari Historik 14 gusht - 2002-08-14


Më 14 gusht të vitit 1935, presidenti Franklin Roosevelt firmosi ligjin mbi sigurimet shoqërore. Ky ligj vuri në jetë premtimin që zoti Roosevelt kishte bërë gjatë fushatës presidenciale të vitit 1932. Ligji i sigurimeve shoqërore synonte t’u vinte në ndihmë amerikanëve të përballonin periudhën e Depresionit të Madh, si dhe ndryshimet në ekonominë e vendit. Këto ua kishin bërë jetën tepër të vështirë amerikanëve të moshuar, punonjësve të pakualifikuar dhe fshatarëve. Ligji i sigurimeve shoqërore parashikonte sigurimin e kujdesit për të moshuarit dhe personat me të meta fizike e mendore, si edhe për t’u siguruar një lloj pagese të papunëve. Programi do të financohej nga fondi i taksave. Programit të sigurimeve shoqërore i janë bërë ndryshime gjatë viteve. Sot, pagesa për të papunët administrohen nga shtetet e veçanta, sipas rregullave të tyre, ndërsa sigurimet shoqërore mbulojnë kryesisht programin e pensioneve. Megjithatë, sigurimet shoqërore vazhdojnë të sigurojnë ndihmë financiare për ata që nuk janë plotësisht të aftë. Ligji i Sigurimeve Shoqërore është quajtur ligji më i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara për shekullin e 20-të.

Më 14 gusht të vititi 1941, presidenti amerikan Franklin Roosevelt dhe kryeministri i Anglisë Winston Churchill lëshuan një dokument të quajtur ”Karta e Atlantikut”, një deklaratë ku përfshiheshin planet afatgjata të pasluftës. Presidenti amerikan dhe kryeministri britanik e kishin miratuar këtë dokument gjatë takimeve të fshehta që kishin zhvilluar në anijet luftarake në pjesen veriore të Oqeanit Atlantik prane brigjeve të Kanadasë. Karta e Atlantikut ishte një deklaratë e shpresave të tyre për një të ardhme më të mirë të botës. Ajo rikonfirmonte besimin e tyre në të drejtën e vetvendosjes, tregëtisë së lirë, lirinë e lundrimit dhe të çarmatimit pas shkatërrimit të tiranisë naziste. Karta e Atlantikut u lëshua më 14 gusht të vitit 1941, kur Britania isht në luftë me Gjermaninë naziste. Shtetet e Bashkuara do të përfshiheshin në këtë luftë në muajin dhjetor të po atij viti.

XS
SM
MD
LG