Lidhje

SFOR-i në ndjekje të rrjetit të Karaxhiçit - 2002-08-14


Trupat e NATO-s ndërmorën një operacion masiv nga toka dhe nga ajri në Bosnje-Hercegovinë, duke vënë në shënjestër rrjetin që mbështet të akuzuarin për krime lufte, Radovan Karadzic.

Trupat e forcës së NATO-s, SFOR me rreth 70 mjete të blinduara u drejtuan për në fshatin lindor të Celibicit, sot në mëngjes.

Një zëdhënës i NATO-s thotë se paqeruajtësit kishin marrë informacion për bazën e operacioneve të ish-udhëheqësit të serbëve të Bosnjes, i cili nuk është kapur.

Në një deklaratë të NATO-s thuhet se operacioni nuk ka si objektiv arrestimin e zotit Karadzic, por trupat do ta kapin atë nëse u paraqitet rasti.

Forcat e NATO-s kanë kryer këtë vit pa sukses dy kërkime për zotin Karadzic në zonën e Celibicit.

XS
SM
MD
LG