Lidhje

Autoritetet çeke evakuojnë banorët nga përmbytjet - 2002-08-14


Ekipet çeke të emergjencës vazhdojnë betejën kundër përmbytjeve të mëdha në Pragë, në përpjekje për të shpëtuar jetën e banorëve dhe veprat e lashta arkitekturore, ndërkohë që autoritetet dhanë urdhër për evakuime të tjera. Zyrtarët u dhanë sot urdhër banorëve të largohen nga sektori historik hebreaik i qytetit.

Gjendja e jashtëzakonëshme është shpallur në pjesën më të madhe të Republikës Çeke, e cila është goditur nga shira të dendur për ditë të tëra. Më shumë se 200 mijë veta në gjithë vendin janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Përmbytjet që cilësohen si më të mëdhatë në dekada, kanë sjellë shkatërrim edhe në një numër venesh të tjera evropiane, përfshirë Gjermaninë e Austrinë, dhe kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 87 vetave.

XS
SM
MD
LG