Lidhje

Komenti - 2002-08-15


Dy sulmet vdjekjeprurëse të kohëve të fundit në Azinë Jugore kundër komuniteteve fetare zbuluan edhe njëherë fytyrën frikacake dhe të shëmtuar të terrorizmit.

Incidenti i parë ndodhi më 5 gusht në Pakistan. Një bandë e vogël me persona të maskuar vunë në shënjestër fëmijë ndërsa po hynin në një shkollë të krishterë. Incidenti i dytë ndodhi një ditë më vonë në Kashmirin Indian, ku pelegrinët hebre u sulmuan ndërsa flinin.

Sulmi i parë u krye në shkollën e krishterë Murree, 50 kilometra në verilindje të Islamabadit. Si rezultat i përgjigjes së shpejtë të autoriteteve të shkollës dhe guximit të treguar nga rojet pakistaneze të sigurimit, asnjë prej të 150 fëmijëve të shkollës nuk pësoi ndonjë dëmtim. Nga ky sulm humbën jetën 6 pakistanezë, përfshirë 2 roje të sigurimit, një guzhinjer dhe një marangoz, ndërsa sulmuesit e panjohur arritën të largoheshin.

Sulmi ndaj shkollës zgjati për 15 minuta. Fëmijët e moshave nga 6 deri në 18 vjeç u fshehën mbrapa bangave ndërkohë që personat e armatosur kontrolluan imtësisht tërë mjediset e jashtme dhe u përpoqën të hynin brenda dyerve të kyçura. Mbasi ata u zmbrapsën, në skenën e ngjarjes u gjet një shënim ku shprehej zemërimi i tyre kundër fuqive botërore.

Incidenti i dytë ndodhi në Kashmir, në zonën ndaj së cilës India dhe Pakistani kanë pretendime territoriale. Sulmi ndodhi në agim, në pjesën e Kashmirit Indian, përgjatë një rrugë që të çon në një prej faltoreve më të shenjta hindu. Sulmuesit hapën zjarr në kohën që pilgrinët po flinin në çadra, duke vrarë 9 prej tyre dhe plagosur mbi 27 të tjerë.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për të dy këto sulme, por autoritetet pakistaneze dhe ato indiane dyshojnë se ato janë vepra të organizatave ekstremiste islamike që duan ti japin fund sundimit indian në të gjithë Kashmirin, dhe të zhdukin ndikimin perëndimor në Pakistan. Cilido qoftë motivi i tyre, siç ka thënë edhe presidenti Bush, ”asnjë aspiratë kombëtare, apo padrejtësi e së kaluarës, nuk mund të justifikojë kurrë vrasjen e qëllimshme të njerëzve të pafajshëm”.

XS
SM
MD
LG