Lidhje

Kroacia tërhiqet të nënshkruaj marrëveshje imuniteti me SHBA - 2002-08-15


Kroacia thotë se nuk ka të ngjarë të nënshkruajë një marrëveshje që do t’i përjashtojë shtetasit amerikanë nga ekstradimi në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet.

Një zëdhënës i qeverisë thotë se nuk duhet të pritet nga Kroacia që të ekstradojë shtetasit e saj, ndërkohë që kundërshton të ekstradojë shtetasit e huaj.

Ndërkaq, Bashkimi Evropian mbrojti dje vendimin e tij për t’u kërkuar vendeve kandidate për anëtarësim në bllok të mos nënshkruajnë marrëveshje për imunitet me Shtetet e Bashkuara.

Washingtoni thotë se shqetësohet që Gjykata Ndërkombëtare për Krimet mund t’u japë mundësi armiqve të Shteteve të Bashkuara të ngrenë padi me motive politike kundër ushtarëve amerikanë. Kombet e Bashkuara u kanë dhënë një vit imunitet nga persekutimi ushtarëve amerikanë që shërbejnë si paqeruajtës.

XS
SM
MD
LG