Lidhje

Vazhdojë përmbytjet në Evropë - 2002-08-15


Përmbytjet vazhdojnë të kërcënojnë qytete në Evropën Qendrore, duke detyruar dhjetëra mijëra vetë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Në Gjermaninë Lindore, lumi Elba ka dalë nga shtrati në Dresden dhe helikopterët ushtarakë janë angazhuar për të evakuuar civilët dhe pacientët e spitaleve.

Në Sllovaki, ujërat në rritje të lumit Danub po kërcënojnë kryeqytetin, Bratisllavë. Ushtarët kanë ngritur prita kundër përmbytjeve për të mbrojtur lagjen mesjetare historike të qytetit.

Ndërkaq, ujërat e përmbytjeve në kryeqytetin çek, Pragë, kanë filluar të ulen. Por zyrtarët thonë se mund të kalojnë disa ditë para se të fillojë kthimi i mijëra banorëve në shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG