Lidhje

Padi për viktimat dhe dëmet e 11 shtatorit - 2002-08-16


Të afërmit e viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit kanë ngritur një padi kundër familjes mbretërore të Arabisë Saudite dhe institucioneve financiare në Lindjen e Mesme, të cilat ata i akuzojnë se kanë mbështetur terroristët.

Avokatët që përfaqësojnë rreth 500 anëtarë të familjeve të viktimave e ngritën padinë dje në një gjykatë federale në Washington. Ata po kërkojnë një dëmshpërblim prej më shumë se 100 trilionë dollarësh, duke thënë se synimi i tyre është të shkaktojnë falimentimin financiar të organizatvet terroriste dhe përkrahësve të tyre në mënyrë që të parandalohen sulme të mëtejshme terroriste.

XS
SM
MD
LG