Lidhje

Niveli i Elbës parashikohet të ngrihet edhe 60 cm - 2002-08-16


Ujrat e lumit Elba në Gjermani po ngrihen në nivel rekord dhe autoritetet thonë se vërshimet po kërcënojnë edhe më rëndë sot qytetin Drezden tashmë të përmbytur, si dhe disa prej qyteteve kryesore të rajonit.

Ekipet e shpëtimit kanë evakuar rreth 30 mijë banorë nga Drezdeni, ku niveli i ujrave theu rekordin e vendosur 157 vjet më parë duke u ngritur 7 metra mbi atë normal. Autoritetet presin që niveli i ujrave të lumit Elba të ngrihet edhe 60 centimetra të tjera.

Ndërkaq, niveli i ujrave po bie në kryeqytetin e Çekisë, Pragë. Kryeqytetet e Sllovakisë dhe Hungarisë fqinje, Bratislava dhe Budapesti, janë në gjendje gatishmërie.

Kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, ka ftuar zyrtarët austriakë, çekë dhe sllovakë, si dhe presidentin e Komisionit Evropian, Romano Prodi, në Berlin të djelën për të diskutuar rreth gjendjes.

XS
SM
MD
LG