Lidhje

Cheney mbi Luftën Kundër Terrorizmit - 2002-08-17


Lufta kundër terrorizmit nuk do të përfundojë me ndonjë traktat apo duke negociuar me terroristët. Ajo do të përfundojë me “shkatërrimin e tyre të plotë dhe përfundimtar”, tha nënpresidenti Richard Cheney.

Rrjeti terrorist al-Qaida ka celula në 60 vende, duke pëfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. “Një grup i tillë”, tha zoti Cheney, “nuk mund të ndalet në veprimtarinë e tij dhe as mund të zhvillojë bisedime me diplomatë”. Zoti Cheney tha “se Shtetet e Bashkuara kanë përballë një armik që është i vendosur të vrasë amerikanët me çdo kusht, në të gjitha përmasat dhe në vendin e tyre”.

Ndërmjet mjeteve vdekjeprurëse, terroristët janë përpjekur të shtien në dorë armë të shkatërimit në masë. Zoti Cheney tha se “në rënojat e Afganistanit ne kemi gjetur konfirmimin, në qoftë se ka qënë e nevojshme, se Osama Bin Ladeni dhe rrjeti i tij al-Qaida janë seriozisht të interesuar për armët bërthamore dhe radiologjike si dhe për agjentët biologjikë dhe kimikë”.

Ekziston një rrezik i madh se vendet e papërgjegjëshme që zotërojnë armë të tilla mund t’i vënë ato në dispozicion të terroristëve. “Në rastin e Saddam Husseinit”, tha nënpresidenti Cheney, “ne kemi të bëjmë me një diktator, i cili duket qartë se po përpiqet të zotërojë arsenale të tilla dhe në fakt i ka përdorur ato, si në luftën kundër Iranit ashtu edhe kundër popullit të tij”.

Kërcënimet kundër Shteteve të Bashkuara, tha zoti Cheney, kërkojnë “përgjigjen më të kujdesëshme, më të fuqishme dhe më vendimtare. Në disa raste do të kryhen veprime luftarake intensive, si ato në Afganistan vitin e kaluar. Në raste të tjera situata do të jetë më e qetë, kur suksesi do të realziohet pa nevojën e përdorimit të forcës ushtarake. Por kurdoherë dhe në çdo rast” theksoi zoti Cheny, “ne do të ushtrojë presion vendosmërisht”.

Rreziqet nuk mund të jenë kurrë më të mëdha. Siç u shpreh nënpresidenti Dick Cheney, “vënia e armëve të shkatërrimit në masë në duart e terroristëve do ta ekspozonte këtë vend dhe botën e qytetëruar ndaj tmerreve më të shëmtuara. Por ne nuk do të lejojmë të ndodhë një gjë e tillë. Ne nuk do të jetojmë në mëshirën e terroristëve apo të regjimeve terroriste.

XS
SM
MD
LG