Lidhje

Papa u kthye në Romë nga Polonia - 2002-08-18


Papa Gjon Pali i Dytë u kthye në Romë, pas një vizite emocionale katërditëshe në vendlindjen e tij, Poloni.

Dje në fjalën e tij të lamtumirës, në aeroportin e Krakovit, Papa shprehu shqetësimin e tij për të varfërit, të shtypurit dhe të papunët, në Poloni, e cila po përjeton një rënie ekonomike. Ai tha se shpreson që Polovia do të zërë vendin që i takon në radhët e Bashkimit Evropian dhe u bëri thirrje polakëve që të ruajnë vlerat e tyre morale të krishtera.

Udhëheqës fetarë e të qeverisë, si edhe mijëra njerëz që kishin ardhur për t’i uruar rrugën e mbarë, i kërkuan Papës së sëmurë që të kthehej përsëri në vendlindjen e tij.

XS
SM
MD
LG