Lidhje

Danubi-nivel rekord - 2002-08-18


Ujrat e Lumit Danub kanë arritur nivele rekord në Hungari, por kryeqyteti i vendit, Budaspesti, deri tani u ka shpëtuar dëmeve të shumta që kanë shkaktuar përmbytjet në qytete të tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Mijëra veta punuan deri mbrëmë për të forcuar digat për parandalimin e përmbytjeve. Zyrtarët thanë se mendojnë që digat 10 metra të larta të Budapestit do të rezistojë.

Nivelet e ujrave në Austri, Repubikën Çeke dhe në Gjermaninë lindore vazhdojnë të bien.

Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka rënë dakort të përdorë fondet e tij për t’u ofruar ndihma disa prej vendeve të goditura më rëndë nga përmbytjet, nga të cilat gjetën vdekjen më shumë se 100 vetë.

XS
SM
MD
LG