Lidhje

Pezullohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare - 2002-08-18


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare, Bilbil Mema, u pezullua mbrëmë nga detyra pak para mesnatës nga ministri i Rendit Luan Rama. Sipas zëdhënësit të qeverisë shkak për këtë masë ka qënë papërgjegjshmëria e drejtorit të policisë në goditjen e trafikut të klandestinëve. Që prej tri ditësh policia shqiptare ka ndërmarrë një aksion të gjerë kundër trafikantëve në bashkëpunim me forcat italiane dhe ato greke gjatë gjithë bregdetit jugor të Shqipërisë. Dje pas dite u shkarkua nga detyra edhe shefi i shërbimeve sekrete për rrethin e Vlorës.

XS
SM
MD
LG