Lidhje

Operacionet kundër trafikantëve do të vazhdojnë - 2002-08-19


Operacioni i policisë shqiptare kundër trafiqeve në bregdet hyri sot në ditën e katërt. Zyrtarët qeveritarë flasin për 18 persona të arrestuar, ndërsa deklarojnë që operacioni i koduar Puna, do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar deri në eliminimin e të gjitha mjeteve, që transportojnë klandestinë. Ministri i Rendit, Luan Rama tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se objektivi përfundimtar është eliminimi i kësaj dukurie. Zoti Rama, i cili i ka kërkuar Këshillit të Ministrave shkarkimin e Drejtorit të Përgjithçm të Policisë, tha se rezultatet e punës së zotit Mema dhe titullarëve të tjerë nuk ishin të kënaqshme, por ai nuk pranoi që shkarkimi të ishte kërkuar për implikim të tyre në trafiqe. Ministri i Rendit premtoi se qeveria do të luftojë me të gjithë forcat për të gjetur dhe asgjësuar rrjetet e trafiqeve dhe për të çuar përgjegjësit para drejtësisë.

XS
SM
MD
LG