Lidhje

Disa vrasje në Bregun Perëndimor dhe Gaza - 2002-08-19


Vrasja e vëllait të një udhëheqësi të lartë ekstremist palestinez ishte një prej disa vrasjeve të sotme që mjegulluan ditën e parë të vënies në zbatim të marrëveshjes izraelito palestineze të sigurimit.

Forcat e posaçme izraelite në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor vranë Muhamed Sadatin, vëllain e Ahmed Sadatit, i cili kryeson Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës. Zyrtarë ushtarakë izraelitë thonë se ushtarët e vranë vëllain e ekstremistit kur ai kundërshtoi përpjekjety e tyre për ta arrestuar atë.

Po sot, Izraeli tërhoqi trupat nga qyteti Bethlehem ndërkohë që të dyja palët filluan të zbatojnë një marrëveshje, në të cilën palestinezët premtojnë të parandalojnë sulmet kundër izraelitëve.

Mirëpo, një snajper palestinez vrau më pas një ushtar izraelit në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Trupat izraelite vranë edhe dy palestinezë të tjerë në incidente të veçanta.

XS
SM
MD
LG