Lidhje

Videokaseta të Al-Kaidës - 2002-08-19


Një rrjet televiziv amerikan ka filluar transmetimin e një videokasete, u është regjistruar një konferencë shtypi e vitit 1998, në të cilën udhëheqësi terrorist, Osama bin Laden, u shpall luftë Shteteve të Bashkuara. Rrjeti televiziv CNN filloi sot transmetimin e videokasetës, e cila është një nga 64 videokasetat e al-Kaidës që rrjeti ka në plan të transmetojë. Videokasetat u zbuluan në Afganistan nga një reporter i këtij rrjeti televiziv. Në këtë videokasetë është regjistruar një konferencë shtypi e mbajtur për një numër të zgjedhur gazetarësh në maj të vitit 1998, në të cilën bin Ladeni deklaron se al-Kaida është bashkuar me organizata të tjera islamike në një luftë të shenjtë, siç shprehet ai, kundër atyre që bënë kryeqëzatat dhe hebrenjve. Kjo konferencë shtypi është mbajtur vetëm 11 javë para shpërthimeve në ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani, që u organizuan nga al-Kaida dhe që shkaktuan vdekjen e 224 vetëve. Rrjeti CNN njofton se videokasetat e al-Kaidës janë vënë edhe në dispozicion të autoriteteve qeveritare.

XS
SM
MD
LG