Lidhje

Takim i Nivelit të Lartë për Plane Ushtarake. - 2002-08-19


Presidenti Bush do të presë nën-presidentin, Richard Cheney, dhe sekretarin e Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, në fermën e tij në Teksas këtë javë, por zyrtarët thonë se çështja e Irakut nuk do të jetë në rendin zyrtar të ditës.

Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë tha se takimet, që fillojnë të mërkurën, do të përqendrohen në reformat në ushtri, në mbrojtjen nga raketat dhe në buxhetin e Pentagonit. Zoti Cheney është personi i fundit që i shtohet listës së pjesëmarrësve në atë që është cilësuar si takim i nivelit të lartë për plane ushtarake.

Presidenti Bush është aktualisht duke pushuar dhe gjithashtu duke punuar në fermën e tij në Teksas, ndërkohë që vahdojnë spekullimet se ai mund të jetë duke u përgatitur për një sulm për përmbysjen e Presidentit të Irakut, Saddam Hussein, për shkak se ky i fundit ka zhvilluar armë të shkatërrimit në masë.

Në një nga programet televizive dje, ish zyrtarë të lartë amerikanë paralajmëruan kundër acarimit të gjendjes në Lindjen e Mesme për shkak të Irakut, ndërsa zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se çdo vendim për veprime ushtarake do të shpjegohet qartë.

XS
SM
MD
LG