Lidhje

Një nigeriane do të ekzekutohet për  lindje jashtë martese - 2002-08-19


Një gjykatë islamike në Nigeri hodhi poshtë apelimin nga një grua, e cila është dënuar me vdekje nën akuzat për marrëdhënie seksuale jashtëmartesore. Gjykatësi tha se ekzekutimi do të bëhet vitin tjetër, pasi Amina Lawal Kurami, t’i presë gjirin foshnjës së saj. Në muajin mars, një gjykatë më e ulët në shtetin Katsina, e dënoi zonjushën Kurami me vdekje nën akuzat se kishte lindur një fëmijë jashtë lidhjeve martesore. Avokatët mbrojtës të zonjushës Kurami thonë se do ta apelojnë vendimin e sotëm. Ata ngulin këmbë se klientja e tyre kishte mbetur me barrë para se kodi penal islamik të vihej në zbatim në shtetin Katsina dhe si rrjedhim ajo duhet të lirohet.

XS
SM
MD
LG