Lidhje

Moti i keq rëndon situatën në Kakavijë - 2002-08-20


Moti i keq me shi dhe erë të fortë po e rendojnë situatën në pikën kufitare të Kakavijës ku presin për të hyrë në tokën greke disa mijëra qytetarë shqiptarë.

Autoritetet shqiptare kanë vënë në shërbim forcat e ushtrisë për ndihmë humanitare ndaj disa mijëra emigrantëve shqiptarë që po presin në radhë për të kaluar drejt Greqisë duke kontribuar me çadra dhe ndihmë mjeksore.

Megjithëse në doganat greke u rrit sot ritmi i kryerjes së praktikave kufitare, qarkullimi i shqiptarëve akoma vazhdon të mbetet i rënduar.

Rreth 1000 makina janë në radhë në pikëkalimin kufitar të Kakavijës në Jug të Shqipërisë, në pritje për të shkuar në Greqi.

Rreth 100 mijë emigrantë shqiptarë, kishin shkuar në Shqipëri me pushime dhe po udhëtojnë drejt Greqisë ku ata jetojnë, por fluksi i madh i tyre i ka gjetur të papërgatitur zyrtarët grekë të kufirit. Një pjesë e personelit grek është ende me pushime dhe kjo e bën gjendjen edhe më të vështirë.

XS
SM
MD
LG