Lidhje

Niveli i lumit Elba arrin kulmin në Magdeburg të Gjermanisë - 2002-08-20


Niveli i ujrave të lumit Elba arriti kulmin në qytetin lindor Magdeburg të Gjermanisë, por më i ulët nga ç’ishte parashikuar, duke shmangur një përpjekje madhore evakuimi. Autoritetet kishin menduar fillimisht të largonin rreth 20 mijë banorë nga disa pjesë të qytetit. Megjithatë, gjendja mbetet kritike në qytete të tjera lindore të Gjermanisë, si Dessau dhe Wittenberg. Ministri gjerman i mjedisit, Juergen Trittin, ka në plan të vizitojë sot një kombinat kimik në republikën çeke për diskutime rreth shqetësimeve se lëndë kimike të rrezikshme mund të kenë rrejedhur në Elbë. Përmbytjet rekord në Evropën qendrore dhe lindore këtë muaj kanë shkaktuar vdekjen e mbi 100 vetëve.

XS
SM
MD
LG