Lidhje

Policore gjermane vërshon në ambasadën irakiane në Berlin - 2002-08-20


Në Gjermani, forcat policore vërshuan në ambasadën irakiane në Berlin, duke i dhënë fund marrjes nën kontroll të ambasadës për 6 orë nga kundërshtarë të presidentit irakian, Sadam Husein.

Policia gjermane njoftoi dje se të gjithë pengjet ishin liruar, përfshirë edhe kryediplomatin irakian në Gjermani. Policia arrestoi 5 disidentë irakianë, të cilët kishin kërcënuar me armë personelin e ambasadës. Grupi disident i vetëquajtur Opozita Demokratike Irakiane e Gjermanisë e cilësoi marrjen nën kontroll të ambasadës irakiane si hapin e parë drejt çlirimit të Irakut.

Zyrtarët irakianë e dënuan pushtimin e ambasadës si agresion terrorist i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. Por zyrtarët amerikanë mohuan çdo ndërlikim.

XS
SM
MD
LG