Lidhje

Qindra trupa në një varr masiv në Bosnje - 2002-08-21


Ekspertë të mjekësisë kriminale në Bosnje thonë se presin të gjejnë disa qindra trupa në një varr masiv në afërsi të qytetit Srebrenica.

Ekspertët thanë sot se kanë nxjerrë 120 trupa apo pjesë trupash nga një varr masiv në Kamenicë. Ata thonë se kanë gjetur edhe një varr të tjetër jo shumë larg nga Kamenica.

Ekipi i mjekësisë kriminale po kërkon për trupat e atyre që u zhdukën në vitin 1995, pas asaj që mendohet të jetë masakra më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Rreth 8 mijë burra e djem myslimanë u zhdukën në korrik të vitit 1995, pasi forcat serbe pushtuan Srebrenicën, një qytet në Bosnje Hercegovinën lindore, që Kombet e Bashkuara e kishin shpallur zonë të sigurt.

Grupet humanitare ndërkombëtare thonë se personat e zhdukur janë masakruar nga serbët. Deri tani, zyrtarët kanë gjetur rreth gjashtë mijë trupa që mendohet të jenë të viktimave të masakrës. Gjykata e OKB-së për krime lufte nga ngritur padi ndaj disa udhëheqësve të lartë të serbëve të Bosnjës në lidhje me këto vrasje.

XS
SM
MD
LG