Lidhje

FBI në kërkim të një shtetasi saudit - 2002-08-21


Byroja Federale e Hetimeve bëri një paralajmërim ndërkombëtar për një person që dyshohet të ketë patur lidhje me rrëmbimet e avionëve më 11 shtator. FBI-ja bëri të ditur dje vonë se kishte njoftuar punonjësit e forcave të rendit në gjithë botën që të ndalojnë shtetasin 21 vjeçar saudit, Saud al-Rasheed. Një fotografi pasaporte e zotit Rasheed është vënë në faqen e internetit të FBI-së me një shënim se ai konsiderohet si njeri i rrezikshëm. Vendndodhja e tij nuk dihet. Byroja Federale e Hetimeve thotë se buletini i papritur mbështetet në informacionin e mbledhur gjatë ditëve të fundit, që lë të kuptohet se zoti al-Rasheed ishte një nga bashkëpunëtorët e rrëmbyesve. 15 nga 19 rrëmbyesit ishin shtetas sauditë.

XS
SM
MD
LG