Lidhje

Presidenti Bush kritikon median lidhur me Irakun - 2002-08-21


Presidenti Bush premtoi se do të zhvillojë këshillime të mëtejshme me aleatët e Shteteve të Bashkuara para çdo veprimi ushtarak kundër Irakut.

Pas takimit me këshilltarët e tij të lartë në fermën e Teksasit, Presidenti amerikan tha se çështja e Irakut nuk ishte ngritur fare në këto bisedime.

Presidenti Bush hodhi poshtë atë që e cilësoi si furi të mjeteve të infomimit mbi Irakun dhe vuri në dukje se zyrtari ushtarak përgjegjës, gjenerali Tommy Franks, nuk mori pjesë në takim. Ai theksoi se gjenerali Franks ka plane paraprake për Irakun, si pjesë e punës së tij si kreu i komandës qendrore të Shteteve të Bashkuara që mbikqyr operacionet ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore.

Presidenti tha se bisedimet e sotme u përqendruan në planifikimin ushtarak dhe përgatitjet për t’u mbrojtur nga kërcënimet në të ardhmen. Ai tha se rrjeti terrorist është i natyrës globale dhe mund të sulmojë në çdo vend të botës.

Në takim morën pjesë nënpresidenti Dick Cheney, sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, dhe këshilltarja e presidentit për çështje të sigurisë kombëtare, Condoleeza Rice.

Sekretari Rumsfeld tha se bisedimet u përqendruan edhe në propozimet për shpenzime në fushën e mbrojtjes, duke filluar nga viti financiar 2004. Ai tha gjithashtu se janë arritur suksese fillestare në përpjekjet amerikane për të penguar raketa me rreze të shkurtër dhe të gjatë veprimi, por shtoi se programi amerikan i mbrojtjes nga raketat ende është në fazat e zhvillimit.

XS
SM
MD
LG