Lidhje

Nismë e re për reforma në Lindjen e Mesme - 2002-08-21


Njoftohet se administrata e presidentit Bush ka në plan të ndërmarrë një nismë të re në një të ardhme të afërt për nxitjen e reformave ekonomike dhe politike në Lindjen e Mesme. Gazeta Washington Post, citon zyrtarë amerikanë, të cilët thonë se sekretari i shtetit, Colin Powell, do ta bëjë të njohur programin muajin tjetër. Gazeta thekson se synimi i programit është nxitja e reformave ekonomike, arsimore e politike dhe do të përfshijë fondet për stërvitjen e veprimtarëve politikë, gazetarëve dhe të udhëheqësve të sindikatave. Gazeta shkruan gjithashtu se plani parashikon edhe shqyrtimin e efektshmërisë së ndihmës amerikane prej një miliard dollarësh për Lindjen e Mesme. Sipas gazetës, administrata e presidentit Bush kërkon ta shfrytëzojë ndihmën në mënyrë më të efektshme për t’u dhënë shtytje reformave demokratike.

XS
SM
MD
LG