Lidhje

Dy azilkërkuesit largohen nga Kina - 2002-08-21


Diplomatë shqiptarë thonë se dy koreanoveriorët që javën e kaluar hynë në ambasadën shqiptare në Pekin, u larguan nga Kina.

Zyrtarë të ambasadës shqiptare thonë se autoritetet kineze i lejuan dy koreanoveriorët, të cilët kërkonin strehim politik në Korenë e Jugut, të shkojnë në Seul nëpërmjet një vendi të tretë.

Autoritetet filipinase thonë se presin që dy koreanoveriorët të mbërrijnë sonte në Manila, nga ku do të udhëtojnë për në Korenë e Jugut.

Deri tani, 80 koreanoveriorë kanë hyrë nëpër misione të huaja diplomatike në Kinë, për të kërkuar një jetë më të mirë në Korenë e Jugut.

XS
SM
MD
LG