Lidhje

CNN transmeton videokasetën e tretë të al-Kaidës - 2002-08-21


Një rrjet televiziv amerikan transmetoi videokasetën e tretë të al-Kaidës, në të cilën paraqiten operativë të këtij grupi duke u stërvitur për sulme terroriste. Rrrjeti televiziv CNN transmetoi sot videokasetën, në të cilën shihen anëtarë të grupit al-Kaida duke hedhur në erë ura e ndërtesa në një kamp stërvitor në Afganistan. Në të shihet edhe një leksion mbi përdorimin e raketave tokë ajër. Sipas rrjetit televiziv, kjo videokasetë ishte regjistruar për t’iu shpërndarë rekrutëve të rrjetit al-Kaida. Televizioni CNN thotë se kjo është një nga 64 videokasetat që i ka dhënë një burim anonim në Afganistan. Dje, rrjeti televiziv transmetoi një videokasetë, në të cilën paraqitet udhëheqësi i al-Kaidës, Osama bin Ladeni duke u shpallur luftë Shteteve të Bashkuara dhe popullit hebraik.

XS
SM
MD
LG