Lidhje

Padi kundër koalicionit qeveritar të Serbisë - 2002-08-21


Partia e presidentit të Jugosllavisë, Vojisllav Koshtunica, ngriti sot një padi kundër koalicionit qeveritar të Serbisë, duke thënë se ky koalicion nuk kishte të drejtë të përjashtonte 45 deputetë të saj nga parlamenti i Serbisë.

Partia Demokratike e Serbisë e zotit Koshtunica kërkon që koalicioni prej 18 partish të lejojë kthimin e të gjithë deputetëve të shkarkuar në parlament.

Anëtarët e tjerë të koalicionit qeveritar akuzohen se kanë shkelur dispozitat e marrëveshjes për krijimin e qeverisë së tanishme të Serbisë si edhe ligjet që mbrojnë të drejtat e votuesve.

Koalicioni qeveritar i quajtur Opozita Demokratike e Serbisë i shkarkoi ligjvënësit, duke thënë se pjesëmarrja e tyre e dobët në punimet e parlamentit kishte penguar miratimin e disa ligjeve për reforma.

Zoti Koshtunica e ka akuzuar koalicionin në pushtet se po sulmon dhe kërcënon partinë e tij.

XS
SM
MD
LG