Lidhje

Evakuime të tjera në Gjermani - 2002-08-21


Ujrat e fryra të lumit Elba kanë detyruar evakuime të tjera në pjesën veriore të Gjermanisë, ndërkohë që ujrat nga përmbytjet më të rënda në historinë e këtij vendi vërshojnë në drejtim të Detit të Veriut. Mijëra banorë u evakuuan sot në Saksoninë e Poshtme. Ushtarë britanikë po ndihmojnë skuadrat e shpëtimit në përpjekjet për të përforcuar digat. Ndërkohë, në shtetin lindor të Saksonisë, punonjësit gjetën trupin e një gruaje që mesa duket ishte mbytur. Të paktën 16 veta figurojnë të humbur në këtë rajon. Operacionet e pastrimit kanë filluar në kryeqytetin çek të Pragës, që pësoi dëme të rënda kur Lumi Vltava doli nga shtrati javën e kaluar. Përmbytjet gjatë dy javëve të fundit në Evropë, kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 100 vetave.

XS
SM
MD
LG