Lidhje

”Abu Sayyaf ” u pret kokën dy të krishterëve - 2002-08-22


Zyrtarë ushtarakë filipinas thonë se kryengritës të grupit mysliman Abu Sayyaf kanë ekzekutuar, duke u prerë kokën, dy nga 6 të krishterët filipinas që rrëmbyen këtë javë në një ishull të largët jugor. Zyrtarë thonë se kokat e dy burrave u gjetën sot në ishullin Jolo, baza kryesore e grupit Abu Sayyaf. Viktimat ishin mes 6 shitësve të artikujve kozmetikë, të cilët u rrëmbyen ditën e martë. Njoftohet se ata i përkisnin sektit të krishterë Dëshimtarët e Xhehovës. Dy myslimanë të rrëmbyer së bashku me 6 të krishterët, janë liruar. Këto rrëmbime janë të parat që kur forcat amerikane u larguan nga Philipinet jugore më 31 korrrik, pasi përfunduan misionin për të stërvitur forcat vendore në luftën e tyre kundër grupit Abu Sayyaf.

XS
SM
MD
LG