Lidhje

Ofensivë e re kundër al-Kaidës - 2002-08-22


Një zëdhënës ushtarak amerikan në Afganistan thotë se forcat e koalicionit kanë filluar një ofensivë të re kundër luftëtarëve të al-Kaidës në pjesën juglindore të vendit. Zëdhënësi, kolonel Roger King në bazën ajrore Bagram në veri të Kabulit, u tha sot gazetarëve se forcat e koalicionit dhe pjesëtarë të milicisë aleate afgane kanë filluar operacionet në rajonin Zormat të provincës Paktia, e cila kufizohet me Pakistanin. Dje, ministri afgan i Mbrojtjes, Muhamed Fahim, tha se mendon që ish udhëheqësi taleban, Mullah Muhamed Omar, dhe kreu i rrjetit terrorist al-Kaida, Osama bin Laden, janë gjallë dhe mund të jetojnë si nomadë në zonat përgjatë kufirit midis Afganistanit dhe Pakistanit.

XS
SM
MD
LG