Lidhje

BE: Nuk po ndërhyjmë në marrëveshje - 2002-08-22


Bashkimi Evropian hodhi poshtë pohimet se po ndërhyn në marrëveshjen për ristrukturimin e Jugosllavisë dhe thotë se po kërkon vetëm që të përshpejtojë procesin e negociatave rreth marrëveshjes.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Christina Gallach, tha se organizata po përpiqet vetëm të inkurajojë Serbinë e Malin e Zi të përfundojnë negociatat mbi kartën kushtetuese për shtetin e ristrukturuar.

Në një koment të botuar ditën e martë në gazetën amerikane The Washington Post, presidenti malazes, Millo Gjukanoviç, shkruante se grupe brenda Jugosllavisë kanë bindur disa udhëheqës evropianë se largimi i qeverisë pro-perëndimore të Malit të Zi do të sillte qendrueshmëri në rajon.

Presidenti Gjukanoviç thotë se mendon që në fakt, burokracia e Bashkimit Evropian është përpjekur ta rishkruajë marrëveshjen për ristrukturim.

XS
SM
MD
LG