Lidhje

Austri: Arrestohen dy shqiptarë - 2002-08-22


Policia austriake thotë se ka arrestuar dy shqiptarë nga Kosova në lidhje me shpërthimin në një klub nate muajin e kaluar.

Zyrtarë të policisë thonë se i arrestuan dy personat e papunë pasi morën në pyetje të gjithë ata që ishin në klub kur ndodhi shpërthimi.

Ata theksojnë se deklaratat e dhëna nga dy të arrestuarit nuk përputheshin me ato të dëshmitarëve të tjerë.

Të dy të dyshuarit kanë mohuar se kishin gisht në shpërthim.

Afro 30 të rinj u plagosën më 27 korrik, kur shpërtheu një granatë dore e hedhur në sallën e vallëzimit të klubit të madh të natës në Linz, rreth 80 kilometra në perëndim të Vjenës.

Shumica e të plagosurve ishin imigrantë të rinj serbë dhe kroatë.

XS
SM
MD
LG